Sarajeva dhe Tirana do të shtojnë marrëdhëniet dhe shkëmbimet në fushën ekonomike dhe atë kulturore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua me Kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, z. Šefik Džaferović, të cilit i dhuroi edhe “Çelësin e qytetit”. Veliaj dhe Džaferović biseduan mbi rritjen e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Sarajevës, e veçanërisht për të pasur më shumë shkëmbime mes të rinjve tanë dhe atyre boshnjakë.