Top News – Kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Kërkon dorëheqjen e guvernatorit Cuomo
12/03/2021 13:41

Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio, i kërkoi guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, të japë dorëheqje për shkak të akuzave për ngacmime seksuale. Cuomo është nën hetime, pasi gjashtë gra e akuzuan atë për sjellje të papërshtatshme. De Blasio tha se dëshmitë e grave janë “absolutisht të papranueshme”. Njëra prej tyre, Lindsey Boylan, ish-ndihmëse e lartë e Cuomos, ka thënë se guvernatori e ka prekur atë pa pëlqimin e saj. Ish-ndihmësja tjetër, Charlotte Bennett, ka thënë se guvernatori i ka bërë shpesh pyetje personale, që, sipas saj, ishin përpjekje e qartë për marrëdhënie seksuale. “Është e neveritshme për mua dhe ai nuk mund të shërbejë më si guvernator”, tha de Blasio. Cuomo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se “nuk ka bërë kurrë gjëra të tilla”. Guvernatori demokrat ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, me gjithë thirrjet nga partia e tij që ta bëjë një gjë të tillë. Cuomo, mandati i të cilit përfundon në vitin 2022, është vlerësuar vitin e kaluar për trajtimin e pandemisë së koronavirusit në shtetin e tij. Megjithatë, këtë vit është akuzuar për fshehjen e shkallës së vdekjeve nga koronavirusi në shtëpitë e pleqve në Nju Jork.

Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38