Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të një shkolle në Krujë, nga një grup i përbërë nga 3 shtetas. Dy prej tyre u vunë në pranga dhe një tjetër u procedua penalisht në kuadër të operacionit të koduar ‘TEMPULLI’ Gjatë operacionit policor u sekuestrohen doza lënde narkotike kokainë e kanabis, gati për shitje, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.