Kroacia po forcon ndjeshëm mbrojtjen e saj përmes një programi masiv modernizimi ushtarak, rritjes së buxhetit dhe rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të ruajtur ekuilibrin e forcave në rajon. Ky reagim vjen pas shqetësimeve të ngritura nga ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, rreth armatimit intensiv dhe retorikës agresive të Serbisë gjatë dekadës së fundit. Buxheti për vitin 2026 ka arritur në 1.62 miliardë euro me një rritje prej 20.9% krahasuar me vitin paraprak.