Drejtuesit linjave ajrore të mëdha amerikane dhe transportuesit e mallrave paralajmëruan të hënën për një "ndërprerje katastrofike" të fluturimeve dhe transportit ajror, kur shërbimi i ri 5G mbarëkombëtar të fillojë të mërkurën nga AT&T dhe Verizon. Letra, e raportuar fillimisht nga Reuters ishte firmosur nga drejtues të linjave ajrore dhe transportuesve kryesorë, duke përfshirë American, Delta, United, UPS dhe FedEx Express përmes grupit Airlines For America.