Top News – Krizë humanitare në Afganistan / Tetë fëmijë në Kabul vdesin nga uria
25/10/2021 12:09

Një udhëheqës politik etnik Hazara dhe ish-anëtar i Parlamentit të Afganistanit tha se trupat e tetë fëmijëve jetimë, që vdiqën nga uria, u gjetën në pjesën perëndimore të Kabulit. Në një deklaratë të postuar në Facebook, Mohammad Mohaqiq tha se fëmijët vdiqën rreth tri javë më parë në një lagje në qarkun e 13-të të Kabulit. Ai tha se ata ishin varrosur nga një mullah lokal dhe banorët e lagjes, ku u gjetën trupat e tyre. Një mullah lokal, Mohammad Ali Bamian dha më shumë detaje lidhur me vdekjen e fëmijëve. Sipas tij, më i madhi ishte tetë vjeç dhe më i vogli ishte një vjeç e gjysmë. “Ata nuk kishin askënd. Prindërit e tyre kanë vdekur dhe ata nuk kishin të afërm”, tha Bamiani. Bamiani tha se ai kishte hyrë në shtëpinë ku u gjetën trupat e fëmijëve. Ai tha se “ata ishin aq të uritur sa që nuk mund të shtrinin këmbët e tyre”. Qeveria e udhëhequr nga talibanët ende nuk ka komentuar lidhur me këto vdekje. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Afganistani do të përballet me krizë të madhe humanitare, përfshirë edhe urinë në masë, nëse ndihmat humanitare nuk dërgohen shpejt. Agjencitë e OKB-së kanë thënë se teksa afrohet dimri, rreth 18 milionë afganë dëshpërimisht kanë nevojë për ushqim dhe strehim. Ndihma ndërkombëtare, në të cilën janë mbështetur shumë afganë gjatë dy dekadave të fundit, është ndalur qëkur talibanët morën pushtetin në muajin gusht.

Top Channel/ Grabitja e bujshme e Luvrit, arrestohen dy persona, njëri u kap në aeroport
26/10 22:43
Top Channel/SHBA-Brazil drejt paqes tregtare.Trump shpall marrëveshje me 4 vende, pakt edhe me Kinën
26/10 19:44
Top News – Trump synon ‘të pushtojë’ Venezuelën / Motivi i përshkallëzimit të luftës kundër drogës
26/10 15:37
Top News – Po krijohet një stuhi e frikshme / ‘Melissa’ kërcënon me përmbytje katastrofike
26/10 15:37
Top News – 130 mln USD për trupat amerikane / Donatori misterioz ‘jep pagat’, qeveria e mbyllur
26/10 15:36
Top News – Më shumë sanksione për Rusinë / SHBA është gati, edhe Evropa të rrisë presionin
26/10 14:27
Top News – Kërcimi i Trump në Malajzi çmend rrjetin, aftmosferë festive në aeroport
26/10 14:14
Top News – Grabitja spektakolare e Luvrit / Arrestohen dy persona, asnjë shenjë nga xhevahiret
26/10 14:07
Top News – Çfarë është raketa Burevestnik e Putinit…? Kokë bërthamore, rreze veprimi e pakufizuar
26/10 13:57
Top News – Rrafshohen nërtesat në Kiev / Rusia sulmon ashpër, tre viktima dhe 31 të plagosur
26/10 13:23
Top News – Rusia teston superarmën bërthamore / Putin: ‘Çernobili fluturues’ ka rreze të pakufizuar
26/10 13:18
Top News – Tajlanda e Kamboxhia firmosin paqen / Nën sytë e Donald Trump, fillon samiti aziatik
26/10 13:12
Top News – ‘Nuk do të humb kohë me Putinin’ / Trump: E takoj vetëm nëse është gati për marrëveshje
26/10 12:37
Top News-Militantët kurdë tërhiqen nga Turqia / PKK nis procesin e çarmatimit, koordinim me qeverinë
26/10 12:34
Top Channel/ Rikthehet ora dimërore/Akrepat kthehen 60 min pas mesnatës mes së shtunës dhe së dielës
26/10 11:51
Top Channel/ Paqe nën diktatin e Trump/ Tajlanda e Kamboxhia firmosin marrëveshjen
26/10 11:35
Top Channel/ Tre të vrarë nga sulmet ruse/ Goditjet me dron, 29 të plagosur, mes tyre fëmijë
26/10 11:23
Top Channel/ Fqinjët e Rusisë gati për luftë/ Letoni, tabela ku njerëzit mund të fshihen në bunkerë
26/10 11:07
Top News- Reklama kanadeze acaron Trump/ 10 për qind tarifa shtesë se nuk i pëlqeu mesazhi
26/10 10:44
Top News- ‘El Chapo’ junior/ Ekstradohet në ShBA trafikanti i drogës
25/10 23:00
BILETA Portokalli - Bileta