Ekspertët kanë paralajmëruar se rritja e cmimeve të energjisë në britaninë e madhe dhe në vende të tjera të evropës, do të bëjë që qindra e mijëra njerëz të detyrohen të zgjedhin mes ushqimit të familjeve të tyre dhe pagimit të faturave të energjisë. Rregullatori energjitik në britani, duke cituar koston rekord të gazit, po e rrit cmimin e energjisë për 15 milionë klientë që nuk kanë kontratë me cmim fiks. Rritja do të jetë nga 160 deri në 178 euro – tha rregullatori, në varësi të kontratës dhe metodës së pagimit.