Top News – Kriza politike në Armeni/ Kryeministri shpall zgjedhjet e parakohshme
18/03/2021 22:53

Kryeministri armen Nikol Pashinian, ka shpallur zgjedhjet e parakohshme në qershor, në përpjekje për të zbutur krizën politike nw vend, të nxitur nga lufta e vjeshtës së kaluar me Azerbajxhanin, për rajonin e Nagorni-Karabakut. Pashinian ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Facebook se pas bisedimeve me grupet opozitare, është rwnw dakord që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 20 qershor. Armenia është përballur me trazira politike prej nëntorit të vitit të kaluar, kur Pashinian ka nënshkruar një marrëveshje për armëpushim me Azerbajxhanin, të ndërmjetësuar nga Moska, e cila u ka dhënë fund gjashtë javëve të luftimeve në dhe rreth Nagorni-Karabakut. Sipas marrëveshjes, Nagorni-Karabaku dhe shtatë rajonet rreth tij, tani janë nën administrimin e Azerbajxhanit, pas kontrollimit për gati 30 vjet nga forcat etnike armene. Një koalicion i 16 partive opozitare ka mbajtur protesta kundër qeverisë në Jerevan dhe pjesë tjera të Armenisë, duke kërkuar që Pashinian të largohet nga pushteti për shkak të menaxhimit të luftës. Si pasojë e konfliktit është thënë se kanë vdekur 6,000 persona. Rajoni i Nagorni-Karabakut njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo armenët etnikë, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë atje, refuzojnë regjimin azerbajaxhanas. Ata kanë menaxhuar vetë punët e tyre, me mbështetjen e Armenisë, prej kur trupat ushtarake të Azerbajxhanit dhe civilët azerbajxhanas janë larguar nga ky rajon dhe shtatë distrikte tjera, në luftën që ka përfunduar me armëpushim, më 1994.

Top News/ Rrezikoi jetën e pushuesve në det, gjobitet me 100 mijë lekë drejtuesi i gomones në Dhërmi
16/06 17:51
Top News/ Mallra kontrabandë me kamionë, arrestohet doganierja në Qafë Botë, polici e transportuesi
16/06 17:48
Top News/ Veliaj shërben drekën e Kurban Bajramit/Një qytet i mirë, si Tirana, ka vend për të gjithë
16/06 15:54
Top Channel/ Sheshi Skënderbej u shndërrua në FanZone, Veliaj falenderon myslimanët për mirëkuptimin
16/06 14:38
Top News/ Reformat e Qeverisë / Plani deri në 2027, edhe drejtësia e mediat
16/06 14:29
Top News/ Qethen dhentë në Dukat…Barinjtë nxitojnë, shpëtojnë bagëtitë nga i nxehti
16/06 14:12
Top Channel/ Lëvizte i armatosur në mes të qytetit, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë!
16/06 13:57
Top Channel/ Mesazhe në mbrojtje të familjes tradicionale gjatë ceremonisë së faljes në Durrës
16/06 13:55
Top Channel/ Besimtarët myslimanë falen në Fier, thirrje për vëmendje ndaj njerëzve në nevojë
16/06 13:23
Top Channel/ “Të respektojnë njëri-tjetrin duke lënë mënjanë meritë”, falja e Namazit në Bulqizë
16/06 13:23
Top Channel/ Namazi në sheshin e Flamurit në Vlorë, besimtarët falen për mirësi e shëndet
16/06 13:22
Top Channel/ Falja e Namazit në Korçë, qindra besimtarë mblidhen në xhaminë e qytetit
16/06 13:22
Top Channel/ Lushnjë, falja e Namazit nisi në orën 06:00 në sheshin qendror
16/06 13:21
Top Channel/ E moshuara mbetet e bllokuar në katin e 5-të në Fier, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse
16/06 13:06
Top News/ Kurban Bajrami, uron politika/ ‘Ditë reflektimi për një shoqëri më të mirë dhe të drejtë’
16/06 12:35
Top Channel/Nga studentë në kamarierë/ Turizmit i duhen edhe 30 mijë punonjës shtesë në këtë sezon
16/06 12:27
Top Channel/ Pickime nga gjarpërinjtë/ Shtohen rastet mes turistëve. Problem edhe merimanga e zezë
16/06 12:26
Top Channel/ Turistët e Vjosës/ Rrjedha e lumit tërheq shumë të huaj që duan ta lundrojnë lumin
16/06 12:23
Top Channel/ Italianët kuqezi/ Durrës, ishin tifozë të Shqipërisë në përballjen me ekipin e vendit
16/06 12:19
Top Channel/ “Bota në krizë vlerash”, myftiu i Shkodrës mesazh për familjen
16/06 11:56