Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, bëri me dije se do të rimbursohet TVSH-ja dhe akciza e naftës për sektorin e transportit publik, por me kushtin që ata të bien dakord për vendosjen e GPS. Në një takim me përfaqësuesit e transportit publik, Veliaj u shpreh se nuk do të ketë heqje të TVSH-se apo akcizës, pasi mund të lindin hapësira për abuzim.