Prokurorët e antimafjas italiane mbërritën në Tiranë, ku së bashku me homologët e tyre në Prokurorinë e Posaçme bënë një skaner të plotë të aktivitetit kriminal të bandave shqiptare, që po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në trafikun e drogës. Kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se trafikantët shqiptarë të drogës po sofistikohen dhe po shtrijnë aktivitetin nga Amerika Latine në Dubai. Drejtuesi i Prokurorisë së Romës, Francesco Lo Voi sqaroi ndërveprimin mes bandave shqiptare dhe italiane.