Ish-zyrtarja Alda Klosi ka përfunduar dënimin e saj dhe është liruar nga burgu. Klosi u dënua nga Gjykata me 2 vjet e 6 muaj heqje lirie, që me gjykim të shkurtuar përfitoi 20 muaj burg për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i personvae të tjerë që ka detyrimin ligjor për deklarim”.