Top News – Kosovë, rekord vdekjesh/ Spitalet pa rezerva oksigjeni
02/12/2020 20:37

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se është shëruar nga koronavirusi, dhe se është rikthyer në zyrën e saj në presidencë, për të vazhduar me angazhimet e veta. Osmani qwndroi dy javë në vetizolim dhe aktivitetet i ka zhvilluar kryesisht online. “Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdokund. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale. Të martën pas një takimi të Komitetit për menaxhimin e situatës me pandeminë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se “situata me pandeminë në Kosovë është mjaft serioze, por nën kontroll”. Ai paralajmwroi se masat aktuale do të mbeten në fuqi dhe se për festat e fundvitit do të ketë masa tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Rreth dy javë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke kufizuar lëvizjen e lirë në disa komuna nga ora 19:00 e deri në 05:00 të mëngjesit. Gjatw 24 orwve tw fundit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 14 jetw tw humbura nga swmundja dhe 555 raste të reja me koronavirus. Shqetwsues konsiderohet fakti qw spitalet rajonale në vend vazhdojnë të kenë mungesë oksigjeni, ndwrsa numri I pacientwve qw kanw nevojw pwr tw, wshtw I madh. Prej disa muajsh, spitalet rajonale kanw shprehur nevojwn për furnizim shtesë me oksigjen, por nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanw marrw ndihmw për shkak që sipas saj, furnizimi është kompetencë vetëm e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës.

Top News – Pandemia në Kosovë/ Qeveria në detyrë masa të reja
15/01 16:26
30 euro më shumë pensionistëve/ Qeveria Hoti rrit të gjitha pensionet nën 100 euro
15/01 15:34
Top News – Haradinaj sfidon Vjosa Osmanin/ Hajde përballemi në debat publik!
14/01 22:02
Osmani dhe Kurti garojnë së bashku/ Nënshkruajnë marrëveshje për listë të përbashkët në zgjedhje
14/01 19:38
500 familje evakuohen/ Kosovë, u goditën nga vërshimi i ujërave në Vushtrri
13/01 20:08
Top News- Osmani `përplaset` me Lajcak- Një qasje për të ardhur keq dhe e rrezikshme!
13/01 18:24
Top News – Zgjedhjet në Kosovë/ Nis regjistrimi i votuesve jashtë vendit
13/01 14:08
Top News – `Ngrin` dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak, tani nuk është momenti!
12/01 22:36
Përmbytjet në Vushtrri/ Qindra banorë të dëmtuar, por komuna nuk ka fonde për dëmshpërblim
12/01 19:48
Top News – Osmani për dialogun me Serbinë/ Të presin sa të krijojmë institucionet e reja
12/01 19:08
Top News – Vuçiç i rikthehet tezës së vjetër/ Përkufizimi i kufijve me Kosovën është zgjidhje
12/01 15:16
Top News – Përmbytjet në Kosovë/ Ndalet shiu, gjendja drejt normalizimit
12/01 15:16
Top News – Vjosa Osmani kundër KQZ/ E drejta e votës nuk kushtëzohet me telefonata
11/01 23:06
Në Kosovë nis fushata/ Në tubime nuk po respektohen masat anti covid
11/01 19:46
Reshjet e dendura në Kosovë/ Shembet ura në Kamenicë
11/01 19:14
Top News – Kosova përballet me përmbytje/ Hoti, do të ndihmojmë familjet e dëmtuara
11/01 18:23
Nis fushata në Kosovë/ Partitë nxitojnë para hapjes zyrtare dhe pa masa anticovid
11/01 13:06
Top News – Përmbytjet në Kosovë/ Moti i keq, vështirësi në shumë rajone
11/01 12:29
A mund të bëhet deputet Albin Kurti? Drejtuesja e KQZ në Kosovë nuk e ka ende një përgjigje
09/01 13:00
Ish-deputeti i LDK-së, deklaratë shokuese: Duan të më eleminojnë vrasës me pagesë nga Shqipëria
08/01 15:29