Top Channel/ Policët që i morën jetën 27-vjeçarit! Gjykata merr vendimin
09/07/2025 19:49

Gjykata Themelore e Prishtinës, Dega në Lipjan ka caktuar masën e sigurisë, paraburgim prej një muaji për pesë zyrtarët policor, Ibrahim Nelën, Albian Retkocerin, Artidon Konxhelin, Liridon Rrahmanin dhe Endrit Beqirin. Ata dyshohen për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia gjatë arrestimit të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahut në orët e para të së hënës. Avokati mbrojtës i zyrtarit policor Endrit Beqiri, tha se policët kanë vepruar sipas kompetencave. “Unë besoj që zyrtarët policor kanë vepruar në kuadër të kompetencave të tyre ligjore. Nuk kanë qenë ata që e kanë matë me përqindje se cila është shtypja që po ja bëjnë dikujt, për shkak se rreziku me të cilin janë përballë ata dhe të tjerët ka qenë i asaj natyre që ka kërkuar një forcë deri në neutralizim”. Avokati shton se duhet të priten raportet mjekoligjore e toksikologjike mbi shkaktarët e vdekjes së 27-vjecarit. “Duhet të kemi durim që të flas një ekspert mjekoligjor, duhet të priten analizat toksikologjike, ta shohim se çka ka pasë në organizëm, duhet të priten analizat histopatologjike, nuk shkaktohet asfiksia vetëm nga presioni mekanik. Dihet se substancat narkotike shkaktojnë arrest aty për aty”. Avokati po ashtu ka shtuar se Prokuroria Themelore e Prishtinës, kërkonte parabugimin vetëm për shkak të raporteve të acaruar mes palës së dëmtuar dhe të dyshuarve, që shton se nuk përbën arsye ligjore. Ndërkohë, në seancën dëgjimore, avokati i familjes së viktimës, Agon Zejnullahut nuk u la të merrte pjesë. “Çuditërisht, gjyqtarja e procedurës paraprake më refuzoi me marrë pjesë në seancë e me mbetë i informuar si përfaqësues i palës së dëmtuar. Unë kërkova sqarime dhe insistova disa herë, por qasja ishte e tillë që nuk duhet të marrë pjesë”. Të mërkurën, para stacionit policor në Lipjan u vendosën afishe me kërkesën për drejtësi për Agon Zejnullahun. “Kërkojmë nga organet përgjegjëse konkretisht nga prokuroria e shtetit, inspektorati policor i Kosovës, të hetojnë në mënyrë të paanshme e transparente dhe të menjëhershme humbjen e jetës së të riut nga komuna e Lipjanit“-u shpreh Aolta Bajrami – aktiviste. Në orët e para të shtatë korrik, në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, policia kishte marrë thirrje për një qytetar që sulmonte kalimtarët e veturat, për cka kishte reaguar. Gjatë arrestimit të 27-vjecarit, nga pamjet shihet se zyrtarët policor bënin përpjekje të vazhdueshme për të vënë situatën nën kontroll derisa viktima shtrihet në tokë e në ato momente, njëri prej zyrtarëve i vendosë gjuri në pjesën e qafës në afërsi të kokës. Kjo është parë edhe si forcë e tepruar ndaj viktimës e si shkaktari i mundshëm i vdekjes së tij.

Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45