Top News – Kosova do ta sigurojë vaksinën antiCovid-19 përmes Bankës Botërore
30/10/2020 12:12

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Kosova do ta sigurojë vaksinën kundër koronavirusit, kurdo që ajo të jetë e gatshme, përmes Bankës Botërore. Në një konferencë për mediat të premten, pas mbledhjes së qeverisë, Bajrami tha se vaksina do të sigurohet përmes kredive nga Banka Botërore. “Ne jemi në negociata me Bankën Botërore që të hyjmë në një projekt të sigurimit të vaksinës anti-COVID, dhe me këtë do të jemi ndër vendet e para që do ta marrim sapo të dalë kjo vaksinë”, tha Bajrami. Ajo shtoi se në takimin e fundit me Bankën Botërore – me pjesëmarrjen e më shumë se 50 shteteve – u është bërë një prezantim i një numri të madh të vaksinave. “Kjo është një pako e vaksinave që Banka Botërore do ta blejë për një numër të madh të shteteve nuk do të bëhet prokurim specifik për Kosovën, por do të jetë për një numër të madh të shteteve. Banka Botore është bankë dhe kjo do të bëhet përmes kredive dhe jo përmes donacioneve, mirëpo kushtet janë të favorshme”, tha mes tjerash ajo. Prej kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 18,910 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre, 674 persona kanë vdekur, ndërsa 15,367 janë shëruar.

Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top News- Krijim i institucioneve apo zgjedhje? Kosova në bllokadë politike, cilat janë alternativat
06/07 15:41
Top News – Kosova pa stadium kombëtar / Ideja është lënë në harresë, ‘çështje krenarie’
06/07 15:36
Top News – Askush nuk do lindje natyrale…Kosovë, zgjidhet operacioni pavarësisht rreziqeve
06/07 15:32
Top News – U kërcënua Kuvendi i Kosovës / Reagon Sveçla: Numri ka lidhje me Ratko Mlladiç
06/07 15:11
Top Channel/ Kosova, nga dështimi në dështim. Kuvendi s’konstituohet as pas seancës së 42-të
05/07 22:43
Top Channel/ E konfirmon Prokuroria: Alarmi në Kuvendin e Kosovës për bombë, ishte i rremë
05/07 21:38
Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57