Policia Rrugore e Tiranës, ka shtuar kontrollet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Ka shkuar në 77 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative. Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. D., pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.