Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u është bashkuar thirrjeve të autoriteteve vendase për t’u vaksinuar dhe për të respektuar masat parandaluese ndaj përhapjes së Covid. Ambasada, në një postim në Facebook, argumenton se maskat dhe vaksinat, së bashku me dozat përforcuese janë barriera mbrojtëse më e mirë ndaj Omicron.