Top News – Koronavirusi në Sllovaki/ Presidentja hyn në vetizolim
24/06/2020 18:48

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, është futur në vetizolim, pasi një prej ndihmësve të saj ka qenë në kontakt me një person që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Caputova do të jetë në vetizolim deri të premten, si masë paraprake, tha zëdhënësi i saj. Presidentja i anuloi të gjitha angazhimet, përfshirë edhe takimet e së mërkurës me udhëheqësin e Senatit të Republikës Çeke, Milos Vystrcil, dhe me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen. Sllovakia është lavdëruar për masat që ka ndërmarrë për frenimin e koronavirusit. Ajo ka qenë një nga vendet e para në Evropë që ka mbyllur kufijtë dhe e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës. Sllovakia, vend me 5.5 milionë banorë, ka konfirmuar deri më tash 1,589 raste me koronavirus. Shumica prej tyre tashmë janë shëruar, ndërsa 28 të infektuar kanë humbur jetën. Në javët e fundit, Sllovakia i ka lehtësuar masat e izolimit dhe aktualisht lejon vizitat e turistëve nga 19 vende, shumica e tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore, në Skandinavi dhe shtetet e Baltikut.

Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News – Rusia përgënjeshtron dhëndrin e Trump/ Asnjë vendim për përfshirjen e Evropës në bisedime
13/11 15:19
Top News – Demenca e lidhur me cigaret…!? Rreziku rritet me çdo tymosje, publikohet studimi
13/11 15:08
Top News – Në çfarë ore do të mbarojë bota…? Profecia e gabuar për zhdukjen e njerëzimit
13/11 15:07
Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21