Top News – Koreja e Veriut, fuqi bërthamore / Kim Jong un: Trump duhet ta pranojë realitetin e ri
29/07/2025 12:51

Koreja e Veriut tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta pranojnë se realiteti ka ndryshuar që nga takimet e nivelit të lartë që shtetet kanë zhvilluar më parë dhe asnjë dialog i ardhshëm nuk mund të çojë në dhënien fund të programit të saj bërthamor, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA. Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e cila besohet se flet në emër të të vëllait, tha se e pranon që raportet personale mes Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, “nuk janë të këqija”. Por, nëse Uashingtoni synon të përdorë raportet personale si mënyrë për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore të Veriut, një përpjekje e tillë do të shndërrohej në “një objekt talljeje”, tha Kim Yo Jong, sipas deklaratës së publikuar nga KCNA. “Nëse SHBA-ja dështon të pranojë realitetin e ndryshuar dhe vazhdon të këmbëngulë në të kaluarën e dështuar, një takim mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së do të mbetet vetëm një ‘shpresë’ e palës amerikane”, tha ajo. Sipas saj, aftësitë e Koresë së Veriut, si shtet me armë bërthamore, si dhe mjedisi gjeopolitik kanë ndryshuar në mënyrë radikale që kur Kim dhe Trump u takuan tri herë gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit. “Çdo përpjekje për të mohuar pozicionin e Koresë së Veriut si shtet me armë bërthamore.... do të refuzohet me vendosmëri”, tha ajo. I pyetur lidhur me deklaratën e Koresë së Veriut, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trumpi është ende i përkushtuar ndaj qëllimeve që ka pasur gjatë tri takimeve paraprake që ka zhvilluar me Kimin gjatë mandatit të parë presidencial. “Presidenti iu qëndron atyre qëllimeve dhe mbetet i hapur për t’u angazhuar me udhëheqësin Kim për të arritur denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për agjencinë Reuters. Në takimin e tyre të parë në Singapor më 2018, Trump dhe Kim nënshkruan një marrëveshje në parim për ta bërë Gadishullin Korean pa armë bërthamore. Samiti pasues në Hanoi, i mbajtur një vit më vonë, dështoi për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi heqjen e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Phenianit. Presidenti Trump ka deklaruar se ka “raporte të shkëlqyera” me Kimin dhe Shtëpia e Bardhë tha se presidenti është i hapur ndaj idesë për të komunikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Top Channel/ Berisha thirrje për mosbindje civile: Dënojmë dhunën kundër të rinjve
17/10 23:14
Top Channel/ Dhuna, reagojnë komunitetet fetare: Të rinjtë duhet të dëgjohen
17/10 23:07
Top Channel/ Përmbytje të frikshme në Stamboll, situata më e rëndë pas 80 vitesh
17/10 23:05
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top Channel/ Mbyllet protesta, fadroma pastron bulevardin pas tubimit të dhunshëm
17/10 22:49
Top News – Gaz, gur, zjarr dhe plumba gome. Dita 5, përballja më e ashpër e studentëve me policinë
17/10 22:43
Top Channel/Protestuesit sulmojnë dyqanin e ‘One’ në Myslym Shyr,me leva dhe hekura godasin fasadën
17/10 22:01
Top Channel/ Policia ndjek protestuesit, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para…
17/10 21:44
Top Channel/ E gjithë policia në shesh, autobote dhe rrugë të mbushura me gurë, protestuesit…
17/10 21:41
Top Channel/ Hita: 132 efektivë u sulmuan me gurë dhe vida, janë pezulluar shtatë policë
17/10 21:26
Top Channel/ Dita e pestë e protestës / Gurë molotovë në rrugët e kryeqytetit
17/10 21:26
Top News- Plumbat e gomës në protestë/ Hita: Mjete sigurie të përcaktuara nga legjislacioni
17/10 21:25
Top Channel/ ‘Uaaa çfarë kafshësh’, policia ndjek me makinë turmën e protestuesve, reagimi i…
17/10 21:22
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, digjen automjete në bulevard
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:19
Top Channel/ Kaos në Bulevard, policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës e tym
17/10 21:15
Top Channel/ Molotovë dhe gaz në bulevard, përplasje të frikshme mes të rinjve dhe policisë
17/10 21:14
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, dita më e dhunshme në kryeqytet
17/10 21:12
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:11