Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka urdhëruar zgjerimin dhe modernizimin e prodhimit të raketave të vendit vitin e ardhshëm si edhe ndërtimin e objekteve shtesë për të përmbushur kërkesën në rritje, raportuan mediat shtetërore të Koresë së Veriut. Analistët besojnë se armët e prodhuara mund të testohen dhe më pas të shiten në Rusi.