Koreja e Jugut tha të hënën se synon të lëshojë satelitin e parë spiun të ndërtuar prej saj në fund të këtij muaji, në mënyrë që të vëzhgojë më mirë Korenë e Veriut, e cila po rrit arsenalin e saj të armëve bërthamore. Vetëm pak ditë më parë, Koreja e Veriut dështoi në tentativën e saj të tretë për të lëshuar në orbitë një satelit spiun me gjasë për shkak të problemeve teknike.