Top News – Koreanoveriorët kthehen në Rusi / Kim Jong un nis më shumë trupa, luftojnë në Kursk
27/02/2025 12:06

Koreja e Veriut ka dërguar më shumë ushtarë në Rusi dhe disa janë ridislokuar në frontin e luftës në rajonin Kursk, që gjendet në kufi me Ukrainën, tha agjencia e inteligjencës e Seulit. Madhësia e kontingjentit ende nuk dihet, raportoi televizioni YTN në Korenë e Jugut, duke cituar agjencinë e inteligjencës. Agjencitë e inteligjencës të Koresë së Jugut dhe ato perëndimore kanë thënë se afër 11.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi vitin e kaluar për të ndihmuar në luftimin e ofensivës ukrainase në rajonin kufitar të Kurskut. Seuli ka thënë më herët gjatë këtij muaji se ushtarët koreanoveriorë paraprakisht po luftonin së bashku me forcat ruse në frontin e luftës në Kursk, nuk kishin qenë në zonë lufte që nga mesi i janarit. Ukraina tha se ata ishin tërhequr pas humbjeve të mëdha. Një zyrtar i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës të Koresë së Jugut tha për AFP-në se ata janë “ridislokuar” në rajon. “Disa dislokime shtesë të trupave” duket se kanë ndodhur, shtoi zyrtari. “Shkalla e saktë e këtyre dislokimeve ende po vlerësohet”. As Moska e as Pheniani nuk kanë konfirmuar këtë dislokim. Por, dy shtetet kanë nënshkruar një marrëveshje, që përfshin edhe mbrojtjen e përbashkët, kur presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një vizitë të rrallë në Korenë e Veriut vitin e kaluar. Disa burime të inteligjencës kanë thënë se shumë trupa që shkuan në Kursk vitin e kaluar janë larguar nga vijat e frontit pasi kanë pësuar humbje të mëdha gjatë luftimeve me forcat ukrainase. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, më 8 shkurt u zotua se do të vazhdojë mbështetjen për Rusinë gjatë luftës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po të njëjtën ditë deklaroi se bashkëpunimi i Rusisë me Korenë e Veriut “do të vazhdojë të zgjerohet”.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58