Top News – Kontrollohet nga talibanët/ Banka Botërore pezullon financimet në Afganistan
25/08/2021 21:28

Banka Botërore ka ndaluar financimin e projekteve në Afganistan, pasi talibanët morën kontrollin e këtij vendi, duke deklaruar shqetesimin se si do të ndikojë kontrolli i talibanëve në “perspektivat e zhvillimit të vendit, veçanërisht për gratë”. Vendimi vjen vetëm disa ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar pezulloi gjithashtu pagesat për Afganistanin. Që nga viti 2002, Banka Botërore ka ndarë mbi 5.3 miliardë dollarë për projektet e rindërtimit dhe zhvillimit në Afganistan. “Ne kemi ndalur pagesat tona në Afganistan dhe jemi duke monitoruar dhe vlerësuar nga afër situatën, në përputhje me politikat dhe procedurat tona të brendshme”, tha një zëdhënës i Bankës Botërore për BBC-në, duke shtuar se do të vazhdonin të konsultohen ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe partnerët e zhvillimit. Talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit më 15 gusht. Grupi ka qeverisur këtë vend edhe në periudhën 1996-2001, me një interpretim të ashpër të ligjit islamik. Edhe administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se ka ngrirë asetet e Bankës Qendrore të Afganistanit që mbahen në SHBA.

Top News – Netanjahu padit gazetën ‘Haaretz’. Raportoi se u paralajmërua për sulmin e 7 tetorit
09/09 16:58
Top News – Lodra e re e Putinit. Raketë balistike me rreze 800 km, e teston në Ukrainë
09/09 16:55
Top News-Google investon 13 mld euro në Finlandë për inteligjencën artificiale me energji bërthamore
09/09 15:26
Top Channel/ Vuçiç shpërndan parlamentin: Që nga 2014 në pushtet herë president, herë kryeministër!
09/09 15:07
Top Channel/ AI mund të zhdukë njerëzimin!? Studiuesi i Anthropic: Rreziku është mbi 10% në 10 vite
09/09 15:02
Top Channel/ AfD sfidon kancelarin pas fitores, Merz: Nuk do të keni shumicën absolute
09/09 15:02
Top News-Përshkallëzohet lufta tregtare mes dy vendeve. SHBA vendos embargo ndaj produkteve kanadeze
09/09 12:20
Top News – Trump i pakënaqur me Netanjahun. SHBA nuk kundërshton sanksionet britanike ndaj kolonëve
09/09 12:17
Top Channel/ Britania, masa kundër Izraelit: Sanksione ndaj kolonëve në Bregun Perëndimor!
09/09 11:40
Top Channel/ Glorifikimi i Ratko Mlladiçit: KE rishikon negociatat e anëtarësimit të Serbisë!
09/09 11:39
Top Channel/ SHBA shkatërron pesë cisterna iraniane, Teherani hakmerret me sulme në Jordani!
09/09 11:24
Top Channel/ Trump telefonon Putin, garancia e Moskës: Jo plane agresive ndaj Europës!
09/09 11:22
Top News- Çfarë i tha Putini presidenti Trump në telefon…Evropa ‘mban frymën’, a do ketë sulm?
08/09 23:00
Top Channel/ Sanksionet e reja, SHBA paralizon fluturimet në Iran
08/09 22:59
Top News – Izraeli futet në ushtrinë greke? Kush po komandon ‘Mburojën e Akilit’, kërcënon Turqinë
08/09 22:56
Top Channel/ Nderimet për “kasapin e ballkanit”, BE fshikullon Serbinë
08/09 22:55
Top Channel/ Bie sistemi i kontorllit, aeroportet në Angli në kolaps
08/09 22:54
Top Channel/ Zbardhet telefonata Trump-Putin, Kremlini: gati për fundin e luftës
08/09 22:52
Top News – Bosnja dëbon serbët/ Rikthehen tensionet e vjetra pas glorifikimit të vrasësit
08/09 22:48
Top Channel/ Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska: Përgjigja jonë, e dhimbshme
08/09 20:00