Të paktën 100 persona janë identifikuar gjatë kontrolleve të rrepta të policisë së Shtetit të cilët kishin hyrë në vendin tonë ditët e fundit nga Italia dhe vende të tjera të prekura nga koronavirusi dhe nuk ishin vetizoluar. Policia e Shtetit prej orëve të pasdites së djeshme ka dalë në terren e pajisur me maska dhe me disa blloqe me emrat e personave që kanë hyrë në Shqipëri dy javët e fundit.