Situata e krijuar mes Turqisë dhe Greqisë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa për këtë Këshilli Europian shprehu shqetësimin lidhur veprimet dhe deklaratat e përsëritura të presidentit Erdogan ndaj shtetit grek. Në Samitin e Bashkimit Europian i cili pritet të mbahet në datat 23 dhe 24 qershor, krerët e BE thueht se do të dënojnë sërish veprimet e Turqisë për përshkallëzimin e ri kundër Greqisë.