Nën hijen e luftës në Ukrainë, prej vitesh po zien fort një konflikt tjetër në Evropë. Kështu shkruan gazeta gjermane Die Ëelt, në një analizë kushtuar kosovës, duke u ndalur tek trazirat në veri, javën e shkuar. “Vuçiç vetëinskenohet si përfaqësues i interesave serbe', thotë njohësi i Ballkanit dhe ish-drejtues i zyrës së dpa-së në Beograd, Thomas Brey. Këtë e duan votuesit. Dhe BE e lejon, 'sepse ai është shpresa e vetme që t'i shitet popullit serb një kompromis me Kosovën.’.