Përplasja midis Romës dhe Parisit po nxehet dita-ditës. Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka thënë së fundmi se nuk ka “justifikime” për kritikat e ministrit të Brendshëm francez Gérald Darmanin ndaj politikës së migracionit të Italisë. Tajani madje anuloi një vizitë të planifikuar në Paris. “Darmanin ofendoi të gjithë italianët, përveç qeverisë dhe kryeministrit”, tha Tajani, duke shtuar se komentet ishin “një goditje me thikë pas shpine nga një anëtar i shquar i qeverisë franceze”.