Presidenti francez, Emmanuel Macron, i dënoi ato që ai i quajti deklarata "të pamatura dhe të rrezikshme" të Turqisë për situatën në rajonin e Nagorni Karabakut, ndërsa Turqia nuk ndenji duarkryq, por e akuzoi Macronin për mbështetjen e "pushtimit" të rajonit nga Armenia."Franca mbetet jashtëzakonisht e shqetësuar nga komentet luftarake që Turqia bëri së fundi. Këtë nuk do ta pranojmë", u shpreh shefi I Elizese, që shprehu mbështetje për Armeninë.