Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle këtë të martë në banesën e Arbër Muratajt, djali i Admir Muratajt, që mbeti i vrarë në grabitjen e parave në Rinas. Arbër Murataj është shpallur në kërkim pas vrasjes së Stivën Toshkësit, për t'u marrë në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Mësohet se ai nuk është gjetur në banesë, por policia ka vënë më pranga kusheririn e tij, pasi ka zbuluar një sasi të vogël kanabisi.