Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar në Greqi lidhur me zbulimin e bisedave në aplikacionin “SKY ECC”. Në pranga kanë rënë një oficer grek i anti-drogës, një shqiptar dhe një grek. Mediat greke raportojnë se shqiptari për të cilin është lëshuar urdhër arresti është Sandër Pemaj. Ky i fundit ndodhet në burg në Greqi prej janarit të vitit 2020, i arrestuar në kuadër të një operacioni ku u sekuestruan 1 ton 181 kg kokainë në zonën e Astakos, e trafikuar me velierë nga ishujt Karaibe. Pemaj u dënua fillisht me burgim të përjetshëm ndërsa në shtator të këtij viti Gjykata e Apelit në Greqi ja uli dënimin në 15 vjet e 4 muaj.