Vëmendja e tërhequr nga programi i inteligjencës artificiale të krijuar nga kompania e re kineze e teknologjisë DeepSeek trazoi tregjet e aksioneve dhe ndezi debate mbi konkurrencën ekonomike dhe gjeopolitike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale. Programi i kësaj kompanie u bë të hënën aplikacioni nr. 1 i shkarkuar në telefonat iPhone, i nxitur nga kurioziteti për këtë konkurrent të ChatGPT.