Partia Demokratike ka finalizuar paralajmërimin e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha, lidhur me mos dakordësinë e maxhorancës për ngritjen e Komisionit Parlamentar Hetimor për çështjen Becchetti. Nëpërmjet nënkryetares Grida Duma e Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, PD dorëzoi këtë të hënë në kushtetuese ankesë duke kërkuar ngritjen e Komisionit. Sipas deputetes Duma, vendimi i kryeministrit është fitorja e parë për opozitën.