Disa menduan se ishte një kod për lëshim bërthamor; të tjerë se faqja e Pentagonit ishte hakuar. Pati dhe nga ata qe e konsideruan një sinjal të qartë politikash konspiracioniste e folën për mundësinë e një komploti madhor. Mjaftoi nje postim i cudtishem ne Twitter që të niste një stuhi e vërtetë reagimesh. Shkrimi I pakuptimtë rendiste vetëm disa gërma njëra pas tjetrës të cilat nuk formonin një fjalë të mirëfilltë, ";l;;gmlxzssaë" . por pas shumë hamendësimesh, misterin e postimit që trazoi jo pak ujërat e zgjidhi vetë Komanda Strategjike e SHBA-së, që drejton forcën e armavë bërrthamore të ushtrisë amerikane. Pas statusit që u fshi disa minuta më vonë, qëndrojnë sipas saj një fëmijë. Komanda sqaroi se një nga personat që menaxhon këtë llogari e kishte lënë lënë atë hapur për disa minuta dhe postimi është bërë nga një fëmijë.“nuk ka ndodhur absolurisht asgje e keqe”, thuhet në mesazhin e saj.