Trupa gjykuese e kolegjit zgjedhor i ka dhënë goditjen e tretë rradhazi Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vendimi për qarkun e Beratit, nuk u solli asnjë ndryshim në ndarjen e mandateve për këtë qark. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu e cilësoi hetimin për masakrën zgjedhore, një hetim të cunguar duke akuzuar Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve për zhvillimin e një procesi të njëanshëm dhe aspak objektiv.