Katër persona të shpallur në kërkim për veprën penale të ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’ janë arrestuar nga Policia e Tiranës. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Vendimi’, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në rrugën “Dhimitër Shuteriqi” 41 vjecarin me iniciale K.D. Sipas Policisë, 41 vjecari ishte dënuar me 5 vite burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Hetimet kanë zbuluar se gjatë vitit 2025, 41-vjeçari dyshohet se shiste doza kokaine, ndërsa lëvizte me një automjet që e përdorte për shërbim taksie dhe të cilin, sipas Policisë, e drejtonte në mënyrë të parregullt.