Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine që nëse do të dilte në treg, do kapte vlerën e 3 milionë eurove. Për sasinë e sekuestruar të kokainës, policia ka arrestuar një shtetas shqiptar. Mediat italiane kanë dhënë detaje se si u arrit të vihej në pranga shtetasi shqiptar I cili kishte tërhequr vëmendjen e një patrulle për shkak të shpejtësisë me të cilën po qarkullonte. ‘Ishte e dyshimtë urgjenca e drejtuesit të mjetit, ndaj patrulla që ndodhej në rrugë për kontrollte të zakonshme territory, vendosi që ta ndiqte shiptarin’, shkruajnë mediat fqinje.