Qendra Europiane për monitorimin e drograve ka publikuar një raport, ku përshkruan hollësisht grupet kriminale shqiptare të cilët janë përfshirë gjerësisht në këtë aktivitet që prej vitit 2017, duke kontrolluar shpërndarjen e drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve europiane. Bandat shqiptare të drogës, përgjatë dekadës së fundit, janë cilësuiar si më problematikët në tregun e kokainës në vendet e Bashkimit Europian.