Policia greke ka sekuestruar 35 kg kokainë dhe 256 kg marijuanë, duke cuar në arrestimin e dy shqiptarëve dhe një shtetasi grek. Të arrestuar gjatë operacioni policor të zhvilluar me 7 tetor akuzohen për trafik droge dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë. Gjatë kontrolleve në zona të ndryshme të kryeqytetit grek, autoritetet gjetën fillimisht kokainë dhe marijuanë në automjete, ndërsa hetimet çuan te një banesë në Artemida, e marrë me qira për disa ditë nga një person ende i paidentifikuar.