Top News – Kina, ‘zjarr’ përreth Tajvanit / 32 avionë ushtarakë dhe luftanije në ‘lojëra lufte’
26/02/2025 12:11

Ushtria e Kinës zhvilloi stërvitje në të cilat hapi edhe zjarr, të mërkurën, në brigjet jugperëndimore të Tajvanit, një veprim që Taipei e përshkroi si provokues dhe të rrezikshëm, ndërsa një udhëheqës i lartë kinez u zotua për përpjekje të palëkundura për ta vënë ishullin nën kontrollin e Pekinit. Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, është ankuar vazhdimisht për aktivitetet ushtarake kineze, duke përfshirë disa raunde lojërash luftarake në shkallë të plotë gjatë tre viteve të fundit. Pak para orës 9 të mëngjesit, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë, se kishte pikasur 32 avionë ushtarakë kinezë që kryenin një "stërvitje të përbashkët gatishmërie luftarake" me anije luftarake kineze në zonën e ngushticës së Tajvanit. "Gjatë kësaj periudhe ushtria kineze madje ka shkelur hapur praktikën ndërkombëtare duke krijuar një zonë stërvitjeje në ujërat rreth 40 milje detare larg bregut, pa paralajmërim paraprak", shtoi ministria. Stërvitjet rrezikojnë sigurinë e fluturimeve ndërkombëtare dhe transportit detar dhe janë një "provokim i hapur" për paqen dhe stabilitetin rajonal, tha ministria, duke shtuar se kishte dërguar forcat e veta për të vëzhguar. Kina kurrë nuk ka hequr dorë nga mundësia e përdorimit të forcës për të sjellë Tajvanin nën sundimin e saj dhe e ka quajtur presidentin Lai Ching-te, i cili mori detyrën vitin e kaluar, një "separatist" ndërsa ka denoncuar Shtetet e Bashkuara të amerikës për mbështetjen e tyre për Tajvanin.

Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20