Ish-manjati i medias dhe aktivisti pro-demokracisë, Jimmy Lai, është dënuar me 20 vite burg në Hong Kong. Vendimi u dha nga një gjykatë vendase, pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për lirimin e tij. Biznesmeni 78-vjeçar, themelues i gazetës tashmë të mbyllur Apple Daily, u shpall fajtor për tre akuza, përfshirë bashkëpunimin me fuqi të huaja dhe nxitjen e rebelimit përmes shtypit. Ai rrezikonte burgim të përjetshëm.