Për muaj me radhë, mediat kineze janë dominuar nga fokusi I tyre te Trumpi. Gazetat atje kanë qenë vazhdimisht kritike në trajtimin që I ka bërë ai pandemisë së koronavirusit, tensioneve racore në SHBA si dhe vetë komenteve ndaj Pekinit. Por kjo, thotë BBC, nuk nënkuptonte se Kina nuk e donte një fitore të Trumpit, të cilin e sheh si kundërshtar të dobët politik në skenën ndërkombëtare. Por pak kohë përpara zgjedhjeve, vëmendja e shtypit kinez u spostua papritmas te Joe Bideni dhe atij iu kushtua një mbulim mediatik maksimal. Gazeta shtetërore Global Times thekson se Bideni kërkon që ta mbajë Anthony Faucin, e jo ta shkarkojë atë si presidenti republikan. Faucin e shohin me sy të mirë në Kinë që kur e ka kritikuar hapur shefin e Shtëpisë së Bardhë për trajtimin e krizës së koronavirusit. .Lady Gaga gjithashtu ka mjaft admirues në Kinë, dhe aprovimi publik që I bëri ajo Bidenit është vlerësuar mjaft atje. Kryeredaktori i gazetës Hu Xijin beson që Biden ka në këto zgjedhje "një avantazh të dukshëm" , ndërsa shpreh shqetësimin se, sipas tij, mbështetësit e Trumpit janë më "radikalë dhe agresivë" . Ka pasur po kështu raportime për një "vale blerjeje të armeve" në shumë zona të SHBA përpara zgjedhjeve, ndërsa transmetohej intervista e një gruaje me një maskë ku ishte stampuar fytyra e Bidenit, që flet për shqetësimin nga shkaktuar nga fakti që jashtë “shihje grupe njerëzish të armatosur”. Pamjet: AFP