Kina, sipas politikës zyrtare të qeverisë së vendit, synon të bëhet fuqia lider në botë në fushën e inteligjencës artificiale deri në vitin 2030. Për këtë shteti më i populluar në botë ka investuar shumë. Vetëm këtë vit, ekonomia e dytë më e madhe në botë planifikon të investojë 15 miliardë dollarë në projekte të inteligjencës artificiale, një rritje prej gati 50 për qind në vetëm dy vjet.