Kina ka thënë se kritikat ndaj saj për çështjen e Tajvanit, do të rezultojnë me pasoja të rrezikshme. Ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang, ka paralajmëruar të premten se Pekini është “forcë në rritje për paqe dhe drejtësi”. Dy javë më parë, Kina ka nisur stërvitje treditore ushtarake rreth Tajvanit – duke simuluar sulme të shënjestruara dhe bllokadë të ishullit – si përgjigje ndaj një takimi që ka zhvilluar presidentja tajvaneze, Tsai Ing-ëen, me udhëheqësin e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy.