Kim Jong-un i uroi ditëlindjen "mikut të tij të shtrenjtë" Vladimir Putin përmes një letre plot ngrohtësi, ndërsa presidenti rus mbushi 74 vjeç. Udhëheqësi i Koresë së Veriut u zotua se do t'i thellojë më tej lidhjet me Moskën dhe do të "hapë një kapitull të ri për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve". Ai gjithashtu rikonfirmoi "mbështetjen e tij të palëkundur" për Putinin dhe pushtimin rus të Ukrainës, të cilin e përshkroi si "luftën e shenjtë të drejtësisë së popullit rus", duke thënë se ajo "me siguri do të përfundojë me fitoren e rusisë".