Top News – Kim Jong Un i tërbuar/ Ndëshkon zyrtarët, flet për ‘krizë të madhe’ covid-i
30/06/2021 13:59

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se dështimi për të zbatuar masat kundër koronavirusit, ka shkaktuar “krizë të madhe”. Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se Kim i ka ndëshkuar disa zyrtarë të partisë në pushtet, për "rrezikimin e sigurisë së vendit dhe të njerëzve".Raporti i KCNA-së nuk dha hollësi për natyrën e krizës. KCNA po ashtu nuk specifikoi nëse shkarkimi i disa zyrtarëve të partisë ka të bëjë me neglizhencën ndaj detyrave që lidhen me pandeminë. Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me koronavirus - gjë që është vënë në dyshim nga ekspertët ndërkombëtarë të shëndetësisë. Por, vendi komunist ka ndërmarrë masa të rrepta kundër koronavirusit, duke mbyllur kufijtë dhe ndaluar udhëtimet e brendshme. Për pasojë ka rënë edhe tregtia me Kinën. Koreja e Veriut varet nga Kina për ushqime dhe karburante. Ky vend përballet me vështirësi edhe si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programit të tij bërthamor. Ditë më parë, Kim ka pranuar se situata me ushqime në vendin e tij është rënduar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të përgatiten për “më të keqen”. Ai e ka krahasuar situatën me urinë vdekjeprurëse në Korenë e Veriut, në vitet 1990. Numri total i verikoreanëve që kanë vdekur atëbotë nga uria, nuk dihet saktë, por besohet të ketë qenë rreth 3 milionë.

Top Channel/ Grabitja e bujshme e Luvrit, arrestohen dy persona, njëri u kap në aeroport
26/10 22:43
Top Channel/SHBA-Brazil drejt paqes tregtare.Trump shpall marrëveshje me 4 vende, pakt edhe me Kinën
26/10 19:44
Top News – Trump synon ‘të pushtojë’ Venezuelën / Motivi i përshkallëzimit të luftës kundër drogës
26/10 15:37
Top News – Po krijohet një stuhi e frikshme / ‘Melissa’ kërcënon me përmbytje katastrofike
26/10 15:37
Top News – 130 mln USD për trupat amerikane / Donatori misterioz ‘jep pagat’, qeveria e mbyllur
26/10 15:36
Top News – Më shumë sanksione për Rusinë / SHBA është gati, edhe Evropa të rrisë presionin
26/10 14:27
Top News – Kërcimi i Trump në Malajzi çmend rrjetin, aftmosferë festive në aeroport
26/10 14:14
Top News – Grabitja spektakolare e Luvrit / Arrestohen dy persona, asnjë shenjë nga xhevahiret
26/10 14:07
Top News – Çfarë është raketa Burevestnik e Putinit…? Kokë bërthamore, rreze veprimi e pakufizuar
26/10 13:57
Top News – Rrafshohen nërtesat në Kiev / Rusia sulmon ashpër, tre viktima dhe 31 të plagosur
26/10 13:23
Top News – Rusia teston superarmën bërthamore / Putin: ‘Çernobili fluturues’ ka rreze të pakufizuar
26/10 13:18
Top News – Tajlanda e Kamboxhia firmosin paqen / Nën sytë e Donald Trump, fillon samiti aziatik
26/10 13:12
Top News – ‘Nuk do të humb kohë me Putinin’ / Trump: E takoj vetëm nëse është gati për marrëveshje
26/10 12:37
Top News-Militantët kurdë tërhiqen nga Turqia / PKK nis procesin e çarmatimit, koordinim me qeverinë
26/10 12:34
Top Channel/ Rikthehet ora dimërore/Akrepat kthehen 60 min pas mesnatës mes së shtunës dhe së dielës
26/10 11:51
Top Channel/ Paqe nën diktatin e Trump/ Tajlanda e Kamboxhia firmosin marrëveshjen
26/10 11:35
Top Channel/ Tre të vrarë nga sulmet ruse/ Goditjet me dron, 29 të plagosur, mes tyre fëmijë
26/10 11:23
Top Channel/ Fqinjët e Rusisë gati për luftë/ Letoni, tabela ku njerëzit mund të fshihen në bunkerë
26/10 11:07
Top News- Reklama kanadeze acaron Trump/ 10 për qind tarifa shtesë se nuk i pëlqeu mesazhi
26/10 10:44
Top News- ‘El Chapo’ junior/ Ekstradohet në ShBA trafikanti i drogës
25/10 23:00
BILETA Portokalli - Bileta