Diktatori i Koresë së Veirut, Kim Jong Un ka folur për herë të parë për Joe Biden, pas 5 muajsh nga zgjedhja e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kim Jong Un thotë se tashmë Koreja e Veriut duhet të përgatitet për dialog, por veçanërisht për konfrontim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më sot Koreja e Veriut ka refuzuar të vendosë komunikim diplomatik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që me ardhjen e Joe Biden, ndërkohë Kim Jong Un kishte më parë një marrëdhënie më të afërt dhe miqësore me ish-Presidentin Donald Trump.