Top News – KFOR blindon veriun e Kosovës / Prezencë e shtuar në komunat me shumicë serbe
29/05/2023 10:18

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, mëngjesin e 29 majit ka shtuar prezencën në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Gazetarët në terren kanë raportuar për prani të shtuar të KFOR-it në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna ku ditëve të fundit ka pasur rritje të tensioneve. Serbët lokalë të këtyre komunave u mblodhën sërish mëngjesin e të hënës për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 23 prillit. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, një ditë më parë i bëri thirrje Kosovës që të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues” në veri të Kosovës. Ai tha se kishte biseduar për situatën në Kosovë me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikën e jashtme, Joseph Borrell dhe se kjo është koha për dialog dhe bisedime, jo për tensionime. Shqetësimi i shefit të aleancës perëndimore të mbrojtjes, është në një linjë me atë të kancelarive të tjera perëndimore, të cilat pas ngjarjeve të së premtes i kërkuan qeverisë së kosovës të marrë masa për shtensionimin e situatës. Vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por “çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese”.

Top Channel/ Radoiçiçi mund të merret në pyetje, Blinken paralajmëron Vuçiçin
29/09 23:20
Top Channel/ Serbia shton ushtarët në kufirin me Kosovën, alarmohet SHBA: Po nxit destabilitet
29/09 23:19
Top News – Radoiçiç e pranon-Isha në Banjskë / ‘Afrim Bunjaku u vra gabimisht, Vuçiç nuk dinte gjë’
29/09 17:17
Top News – NATO nis ‘kavalerinë’ në Kosovë / Stoltenberg miraton trupa shtesë pas tensioneve në veri
29/09 15:10
Top News – ‘Toka është e sëmurë…!’ Stuhia Daniel kaloi, por grekët druajnë pasojat
29/09 15:10
Top News – Radoiçiç e pranon-Isha në Banjskë / ‘Afrim Bunjaku u vra gabimisht, Vuçiç nuk dinte gjë’
29/09 15:00
Top News – Vila e Radoiçiçit në Veri të Kosovës, ‘një Pablo Escobar i rajonit’
29/09 14:26
Top News – Lideri i ri i Syrizës merr ‘pushime’ /Do të kryejë shërbimin ushtarak, kthehet pas 1 viti
29/09 12:26
Top News- Kush është Milan Radoiçiç / Bosi i Veriut dhe ‘lidhja’ me politikën në Beograd e Prishtinë
29/09 12:12
Top News – BE ‘e shkarkuar’, Kosova do SHBA-në/Uashingtoni të marrë në duar dialogun e asociacionin
29/09 11:10
Top News – Policia bastis restorantin e gruas së Radoiçiç / Kontrolle në pronat dhe vilat në veri
29/09 11:02
Top Channel/ EULEX-i hedh poshtë akuzat e Vuçiç lidhur me sulmin në Banjskë: Kemi qenë në kontakt
28/09 22:50
Top News – SHBA po heton sulmin në Veri / Paralajmërohen pasoja për Serbinë dhe Aleksandër Vuçiç
28/09 14:15
Top News – Arsenali i armëve në manastirin serb… / Wesley Clark: Problemi më i madh për sigurinë
28/09 13:53
Top Channel/ Gjuetia e Radoicicit, Petkovic: Nuk është në spitalin ushtarak të Beogradit!
28/09 12:21
Top News – Policia speciale ‘rrethon’ veriun / Rritet prania pas sulmit terrorist në Banjskë
28/09 10:28
Top Channel/ Merr fund polemika, Vuçiç: Radojiçiç është në Serbi, sulmi nuk ishte panifikuar
27/09 22:56
Top News – Asociacioni i komunave serbe / Osmani: Të bashkepunojmë me SHBA
27/09 22:50
Top Channel/ Stano për sulmin në veri: Do të marrim vendim pasi të përfundojë hetimi
27/09 18:23
Top News – Kamionët u zunë pritë/ Pamje të urës ku u vra Afrim Bunjaku
27/09 15:38