Ankaraja nuk e ka pritur mirë kërkesën e ndërkombëtarëve për lirmin e filantropistit Osman Kavala. Presidenti turk Tajip Erdogan bëri me dije këtë të shtunë se ka urdhëruar ministrinë e jashtme të shpallë 'persona non grata' 10 ambasadorë të vendeve perëndimore. Bëhet fjalë për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atë të Francës, të Gjermanisë, Kanadasë, Finlandës, Danimarkës, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë.