Sulmi më i madh i hakerave i regjistruar ndonjëherë ka goditur sistemet IT të rreth 1 milionë kompanive në cdo kontinent ndërsa hakera të lidhur me rusinë kërkojnë një harac prej 70 milionë dollarësh në kriptomonedha për të kthyer aksesin. Supermarkete suedeze, shkolla në zelandën e re dhe dy kompani të mëdha holandeze IT-je, janë mes viktimave të hakerimit nga grupi REvil, që nisi sulmet e tij të premten pasi mundi të hynte në sistemet e kompanisë së softëare-ve me bazë në SHBA, Kaseya.