Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë për Oltion Bistrin, ish-shefi i Operacionales, që u arrestua me urdhër të SPAK. Bistri është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, nën dyshimet për shpërodirm detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Ai u arrestua nga policia në 27 korrik të vitit 2023 në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ku gjithashtu iu sekuestruan 1 milionë euro.