Top News/ Kërkesa e Biden për Donald Trump: Të vazhdojë ndihmat për Ukrainën, takimi të mërkurën
11/11/2024 12:01

Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara me Presidentin e zgjedhur Donald Trump gjatë takimit që do të mbahet të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Në një intervistë për emisionin "Face the Nation" të rrjetit CBS, Sullivan tha se mesazhi kryesor i Presidentit Biden do të jetë angazhimi për të siguruar një transferim paqësor të pushtetit. Presidenti Biden, sipas Sullivan, gjithashtu do të bisedojë me Presidentin e zgjedhur Trump për zhvillimet e mundshme në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Një temë kyçe ka të ngjarë të jetë lufta e Ukrainës me Rusinë, për të cilën Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar se do t’i jap fund me shpejtësi, megjithëse nuk ka dhënë detaje. “Presidenti Biden do të ketë mundësinë, gjatë 70 ditëve të ardhshme, t'i paraqesë Kongresit dhe administratës së ardhshme argumentet se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ulin mbështetjen për Ukrainë, dhe se largimi nga Ukraina nënkupton më shumë destabilitet në Evropë," tha Sullivan. “Presidenti Biden do të argumentojë nevojën për burime të vazhdueshme për Ukrainën pas përfundimit të mandatit të tij", tha Sullivan. “Presidenti Biden do të ketë mundësinë t'i shpjegojë Trump sesi e vlerëson situatën dhe të marrë mendimin e tij se si ai do t’i trajtojë këto çështje kur të marrë drejtimin e vendit”, tha Sullivan.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36